Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Sarajit, Ilas Veseli ka bërë të ditur se projekti me të cilin parashihej rregullimi i rrugës në Llaskarcë, nuk do të realizohet, transmeton TV21.

Sipas Veselit, arsye për këtë është vonesa në kthimin e përgjigjes nga ana e Ministrisë së udhëhequr nga Izet Mexhiti, me çka ka pamundësuar edhe përgatitjen e dokumentacionit nga ana e Komunës së Sarajit.

Njoftimi i plotë i Veselit:

“Sqarim për opinionin
Të nderuar banorë të Komunës së Sarajit,
Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë të udhëhequr nga Izet Mexhiti ju deshën gati 4 muaj për të dhënë një pëlqim për projektin e rrugës së vendbanimit Llaskarcë. Edhe pse komuna e Sarajit ka aplikuar me kohë dhe sipas afateve ligjore, ministria përkatëse u desht të jep pëlqim për projektin në fjalë deri më së voni me datë 19.07.2024. Respektivisht, pas shumë urgjencave nga ana e komunës, ministria ka dhënë pëlqimin e shumë pritur me datë 07.11.2024, 4 muaj më vonë nga afati i paraparë me ligj.
Me këtë vonesë dhe mos dhënie në kohë të pëlqimit nga Ministria e mjedisit dhe planikimit hapësinorë dhe Izet Mexhitit, komuna e Sarajit nuk arriti të kompletoj dokumentacionin për projektin në fjalë dhe të fitoj mbështetje finansiare nga thirrja e fundit e qeverisë drejtuar komunave.
Me këtë veprim ministria përkatëse dhe Izet Mexhiti kanë dëmtuar banorët e vendbanimit Llaskarcë, duke pamundësuar sigurimin e mjeteve për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për banorët e këtij vendbanimi”.