Anëtari i Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike Evropiane nga Kërçova Jetmir Ajredini ka reaguar me një shkrim ndaj siç thotë ai dështimeve të kësaj qeverie dhe punëve që bëjnë në dëm të shqiptarëve.

Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë:

Kaluan 5 muaj nga qeveria e dështimeve, nga qeveria e cila ekskluzivisht punon në dëm të shqipëtarve dhe për të na sjellur në kohërat si para 2001-t të cilën nuk e dëshiron askush nga ne si qytetarë të këtij vendi.
Dështimet e kësaj qeverie janë të shumta dhe të rrezikshme, e sidomos kur na prekin identitetin dhe gjuhën tonë për të cilën është sakrifikuar shumë. Turpi nuk është asgjë për marionetat e Mickoskit të cilët luajnë me ndjenjat dhe nervat e shqipëtarve. Një gjë duhet ta dini se Gjuha Shqipe është çështje e kryer në Maqedoninë e Veruit. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe do të jetë derisa të ekzistojë edhe vet shteti, doni ose nuk doni ju vazalët e Mickoskit.
I harruat ushtaret e UCK-se dhe sëbashku me udhëheqësin tuaj Mickoskin deshironi ti shpërbleni Branitellat duke sjellur Ligj të veçantë për ato, kurse nga ana tjetër në mënyrë të drejtpërdrejtë i bien që perkrahni idetë e padronit tuaj se UCK është organizatë terroriste dhe se ushtarët e UCK-së janë terrorista. Deputetët e Frontit Europian janë ato të cilët për çdo ditë bllokojnë tentativën e padronit tuaj për të kaluar Ligjin për Branitellat, sepse ne si Shqipëtarë në këtë shtet duam të trajtohemi në menyrë të barabartë me bashkeqytetarët tanë. Mos i harroni veteranët e UCK-së se do ju ze haku i tyre.
Dhe cka është më tragjike, për çdo ditë i largoni shqiptarët që nga nivelet më të ulta të punesimit, e deri tek ato udhëheqëse duke i zëvendesuar me punetorë të komunitetit maqedonas, sepse ajo ka qenē marreveshja me padronin tuaj që shqiptarët të kthehen si në kohët e mëparshme, por të jeni të sigurt se në zgjedhjet e ardhëshme komunale dhe parlamentare do të merni goditje të fuqishime nga qytetarët shqiptare për tradhetinë që jeni duke ua bërë.
Jo më kot edhe populli thote:
“Nëse nuk të vjen turp, atëhere bëj çtë duash”.

https://www.facebook.com/share/p/JAqR3P4w4HKntV13/