Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar në Zvicër ku ka takuar mërgatën kosovare, transmeton TV21.
Ai në kuadër të këtyre takimeve, ka marrë mbështetjen edhe nga familja Xhaka, Ragip dhe Taulant Xhaka. Ky i fundit, bashkë me vëllain e tij janë futbollistët të suksesshëm.
“Sot na dha mbështetje edhe Taulant Xhaka, futbollisti ynë i njohur dhe shumë i dashur.
Njëjtë si Ragipi, ashtu edhe Taulanti dhe krejt familja Xhaka, besojnë se Kosova mundet ma mirë”, shkruan Hamza në Facebook.
