Pavarësisht se ligji për përdorimin e gjuhëve mund të konsiderohet pozitiv në serbi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi tha se, gjuha shqipe është jashtë disa institucioneve shtetërore, përcjell TV21.

Kamberi tha se, sipas ligjit parashihet përdorimi i gjuhës se pakicave, në territorin e komunave të pakicave që përbëjnë 15 për qind nga popullsia e përgjithshme që siç tha, Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci e kanë ruajtur këtë përqindje.