Kolapsi në transportin publik në Shkup edhe më tej është temë për përplasje të ndërsjella dhe akuza se kush është fajtorë. Përderisa shkupjanët në temperaturë të ultë presin në stacionet e autobusëve me pasiguri se a do të vijë ndonjë autobusë apo jo, autoritetet ia hedhin topin njëra tjetrës se përgjegjësia e kujt është. Për njërën palë fajtorë janë Mickoski dhe Danella Arsovska, ndërsa për të tjerët këshilltarët në Qytetin e Shkupit, ndërsa për disa plotësisht persona tjerë.

Ne nuk jemi shumicë në Qytetin e Shkupit. Shumica është atje, partnerë të tjerë të koalicionit. Atje ka drejtorë të ndërmarrjeve të qytetit që vijnë nga radhët e Levicës, drejtorë që vijnë ose janë të afërt me partinë politike BD, të afërt me ish kryetarin e një komune të Shkupit, drejtorë të vendosur nga të tjerë që tani nuk janë në Qytetin e Shkupit etj. Atje ka shumë, do të thoja, gjendje të komplikuar, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas LSDM-së, fajtorët kryesorë për kolapsin në transportin publik dhe kaosin në Shkup janë Arsovska dhe Mickoski.

Shkupjanët në mënyrë definitive janë viktimë të përllogaritjeve të tyre të paafta dhe të ndërsjella. I njëjti Mickoski që premtonte Shkup bashkëkohorë, transport publik falas, me menaxheren më të madhe, më të aftë, siç thonte ai, e dëgjuam premtimin e ri për autobusë. Të nderuar kjo është një luajtje e tillë me qytetarët, nënçmim i tillë i intelegjencës së shkupjanëve, që është e barabartë me arogancë, tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

Për Arsovskën, arsyeja për kolapsin në NQP janë obstruksionet politike.

Ajo që ndodhi dje, që është që të ndalojë transporti për shkak të mungesës së naftës, duhet ta them se nuk është shkaktuar nga ajo që dikush nuk e ka kryer punën e vet, por është shkaktuar nga ajo që procedura e rregullt për furnizim publik, që në afat është nisur dhe në afat ka përfunduar, që të mos ketë probleme, u bë lëndë e kontrollit administrativ të Byrosë për furnizime publike, dhe e njëjta me, përsëri do të theksoj se ajo që e thashë sot, me një arsyetim që nuk mban, është anuluar, sqaroi Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.

Përndryshe Mickoski porosit që NQP duhet të hyjë sa më shpejtë që është e mundur në procesin për furnizimin e naftës, për shkak se 250 mijë litra janë vetëm zgjidhje e përkohshme që do të mjaftojnë vetëm për dhjetëra ditët e ardhshëm. Njëkohësisht kryeministri paralajmëroi se po shqyrtohet edhe mundësia për furnizimin e 100 deri në 120 autobusë elektrik dhe rreth 50 stacione për mbushje që do të destinohen, jo vetëm për NPQ-në, por edhe për qytetet tjera ku ka transport publik.