Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka folur për mikrofonët e DAZN, pas fitores 1-0 në shtëpi kundër Romës, falë golit të tij.
Numrat janë në favorin tënd…
Duhet të flasim për ekipin, jo për mua. Duhet të rritemi dhe të vazhdojmë në këtë rrugë.
A ishte aksioni i golit i ushtruar në stërvitje?
Kur arrij në atë pozicion, duhet të çlirohem mirë, sepse Di Lorenzo ma dërgon topin në vendin e duhur.
A mund të luftoni për titull?
Është ende shumë herët për të folur për titullin, duhet të mendojmë vetëm për vazhdimësinë. Le të vazhdojmë duke fituar kështu ndeshjesh, njëra pas tjetrës.
The post Lukaku: Flasim për ekipin, jo për mua. Është ende herët për ta menduar titullin appeared first on Telesport.
