Mbrojtësi 32-vjecar holandez Stefan De Vrij është në sezonin e tij të shtatë me Inter. Ky mund të jetë edhe sezoni i tij i fundit me fanellën zikaltër, duke qenë se kontrata i skadon veren e ardhshme.

Gjithsesi, paraqitjet e mira dhe fait që Inter është një “bunker” kur luan në Europë mund të sjellin një rinovim të kontratës. Lojërat e tij të mira, sic dhe ndodhi në Champions ndaj Leipzig, janë në favor të holandezit.

Edhe trajneri Simone Inzagi dëshiron ta ketë në skuadër, pasi e konsideron një shtyllë të rëndësishme në mbrojtje. Për momentin nuk ka asgjë konkrete por së shpejti palët mund të gjejnë një marrëveshje të re.

The post Inter një “bunker” në Europë, klubi po mendon t’i rinovojë kontratën mbrojtësit 32-vjeçar appeared first on Telesport.