Koalicioni VLEN akuzon se BDI-ja e shfrytëzoi Ditën e Flamurit për polarizim dhe destabilizim. Sipas zyrtarëve të qeverisë, kjo përpjekje e BDI-së është parandaluar për shkak të, siç thonë, efikasitetit të Qeverisë dhe janë arrestuar 17 persona. VLEN bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe tha se disa nga të arrestuarit janë fotografuar me zyrtarë të BDI-së.
“Se secili që mori pjesë në këto incidente dhe tentoi të prishë festën, do të ndëshkohet sipas ligjit, pa dallime dhe në mënyrë krejt joselektive. Ne do t’i demaskojmë edhe planet tjera të regjimit të vjetër për të destabilizuar shtetin. Fakti që u destabilizua “Fronti Evropian” që të tillë e ka vetëmemrin, nuk do të thotë se duhet destabilizuar edhe shteti”, tha
Arben Fetai, koalicion VLEN.Për BDI-në këto akuza janë të rreme. Sipas tyre, po tentohet që BDI-ja të lidhet me incidentet për të mbuluar dështimet dhe politikat diskriminuese të Qeverisë. Partia shton se do të marrin masa ligjore që të mbajnë përgjegjësi të gjithë të përfshirë në përhapjen e, siç theksuan, dezinformacioneve.
“I bëjmë thirrje qeverisë antishqiptare dhe institucioneve të saj që të ndalojnë menjëherë këtë retorikë të rrezikshme dhe të përqendrohen në trajtimin e situatës në mënyrë të drejtë, profesionale dhe të paanshme. Në vend që të krijojnë fajtorë artificialë, le të fokusohen në hetim për të gjithë pjesëmarrësit në incidentet, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike ose prapaskenës politike”, thonë nga BDI.
Nga ana tjetër nga LSDM me thirrje që urgjentisht të mbahet takim liderësh me të gjitha partitë parlamentare. Sipas LSDM-së, vetëm kështu mund të dërgohet mesazh i qartë se Maqedonia do të mbetet shtet i paqes dhe bashkëjetesës. Nga VMRO-DPMNE njoftuan se skenari i LDSM-së dhe BDI-së për të krijuar krizë artificiale dhe destabilizim është zbuluar me kohë dhe është munduar. Nga partia në pushtet shtojnë se opozita përpiqet ta shpërqendrojë opinionin për shkak të frikës nga ballafaqimi me drejtësinë.

