Ka lëndë të bllokuara nëpër sirtarët e Policisë Financiare, tregoi drejtori Sllobodan Ivanovski në intervistë për REL.
“Ende po e hetojmë atë pjesë, tani për tani nuk ka njohuri fillestare, por në interes të hetimit nuk do të paragjykoja se si do të ishte rezultati”, shtoi Sllobodan Ivanovski, u.d. drejtor i Policisë Financiare.
Zgjidhjen e sheh te digjitalizimi.
“Ne do ta zbatojmë sistemin DMS, zgjidhje softuerike për evidentim dhe udhëheqjen e lëndëve. Përkatësisht proceduara parahetimore do të udhëhiqet në mënyrë elektronike, çdo inspektor do të mund në mënyrë elektronike ta udhëheqë lëndën, me zgjidhje softuerike që do ta parandalojë për vjetërsim të lëndës, për vlerë të provës të dëshmive që janë të siguruar”, theksoi Sllobodan Ivanovski, u.d. drejtor i Policisë Financiare.
Problemi shtesë është edhe mungesa e kontrollit të brendshëm brenda institucionit.
“Ne veprojmë për të gjitha lëndët, bëjmë kontrolle për to, por pyetja kryesore që i intereson qytetarët, është se kush na kontrollon ne? A kemi repart për kontroll të brendshëm. Deri më tani, jo, por me ndryshimet e reja ligjore parashohim kontroll të brendshëm që do të bëjë mbikëqyrje dhe kontroll të veprimeve të inspektorëve”, tha Sllobodan Ivanovski, u.d. drejtor i Policisë Financiare.
Në propozim buxhetin për 2025, për Policinë Financiare parashihet që të ndahen 1,6 milionë euro, prej të cilëve 1,3 milionë janë për paga. Ivanovski paralajmëroi se do të ketë punësime të reja për formimin e dy reparteve të specializuara për luftë kundër korrupsionit sipas ligjit për konfiskim. Edhe pse ka pajisje të mjaftueshme, institucioni përballet me mungesë të kuadrove.

