
Njëra nga veturat e djegura në Kumanovë është pronë e prokurorit publik Jelal Bajrami, i cili në një deklaratë për MPB-në theksoi se pret që autori/ët e ngjarjes të gjenden sa më shpejt. Automjeti privat është dëmtuar plotësisht.
– Është raportuar kur ka ndodhur ngjarja, nga fqinjët, të cilët dua t’i falënderoj me këtë rast. Ka mbërritur forca zjarrfikëse, efektivë të policisë. Zjarri është shuar, nuk ka mbetur asgjë nga automjeti. Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurori publik, i cili ka marrë provat materiale për zbardhjen e ngjarjes. Pres dhe shpresoj që autori apo autorët e këtij krimi të gjenden sa më shpejt. Vetura është private, e parkuar në oborrin e shtëpisë para derës së hyrjes, nuk ka dëme tjera, vetura është djegur plotësisht, pres që së shpejti të zbulohet personi apo personat që qëndrojnë pas ngjarjes, tha Bajrami.
Paraprakisht, JORSM njoftoi se një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka inspektuar lokacionet ku janë djegur dy vetura dhe një objekt afarist.
– Janë kryer të gjitha veprimet dhe po hetohen shkaqet dhe motivet e mundshme të zjarrvënies. Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, si dhe po kontrollohen edhe kamerat e videokontrollit. Janë kryer të gjitha veprimet dhe po hetohen shkaqet dhe motivet e mundshme të zjarrvënies. Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe po kqyren edhe pamjet e video survejimit, njofton prokuroria.
SVR Kumanovë ka bërë të ditur se në ora 03:20 në polici është raportuar se një objekt afarist në rrugën “11 Tetori” në pronësi të M.J. nga Kumanova. Gjithashtu është raportuar se janë djegur tre vetura të pasagjerëve në rrugët “Trieste”, “Vardarska” dhe “Nikola Vaptsarov” në Kumanovë, si dhe mjeti motorik i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës në pronësi të J.B. “Audi” me shenja regjistrimi Kumanovë, pronë e A.E. dhe një veturë motorike të pasagjerëve “Audi” me marka të Kumanovës, në pronësi të M. Š, tha policia. Nga aty shtojnë se një ekip nga RSV Kumanovë ka kryer kontroll, është njoftuar edhe prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.
Më herët, këshilltari nga BDI në Këshillin e Komunës së Kumanovës, Fitor Jakupi, në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të objektit afarist të djegur nga fotokopja e tij.
