Arsenali fiton klasiken përballë Manchester United me rezultat 2-0 me dy gola te ardhura ne goditje kendi qe po kthehen nje arme shume e forte per djemte e Arteta-s. Gabriel Martinelli mendoi se kishte shënuar, por goli i tij u anulua, shkaku që më parë Kai Havertz kishte prekur topin në pozicion jashtë loje.
Sulmuesi brazilian edhe në minutën e 26-të nuk kishte fat, pasi kur i bëri të gjitha, nuk arriti të fuste topin në rrjetë. Në 45 minutat e parë, asnjëra skuadër nuk arriti të regjistronte goditje direkte në portë.
Natyrisht se ishte një dominim më i lehtë nga Arsenali, me lojtarët e Man United që kishin më shumë detyra defanzive. Pjesa e dytë pati një tjetër fytyrë, pasi Gunners shënuan dy herë.
Jurrien Timber kaloi Arsenalin në epërsi për 1-0 kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Declan Rice. Rezultatin për vendasit e dyfishoi Willam Saliba me prapanicë dhe i kthyer mbrapsht (73’), me një asistim të Thomas Parteyt, për t’i shkaktuar kështu humbjen e parë Ruben Amorimit te Man United.
Pas javës së 14-të, Arsenali gjendet në vendin e tretë me 28 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të dytin, ndersa Man United ka rënë në vendin e 11-të me 19 pikë. Në javen e 15-të, Topçinjtë takohen me Fulhamin, ndërsa Djajtë e Kuq përballen më Nottinghamin.
The post (VIDEO) Premier do “prapanicë”, Arsenali e vërteton më së miri me Saliba dhe skemat vrastare. Amorim mer humbjen e parë appeared first on Telesport.
