Mexhiti për Interpelancat e BDI-së: Nuk e kanë kollaj, thyem mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet!

Zv.Kryeministri i Parë, Izet Mexhiti, tha për Alsat se interpelancat e fundit të BDI-së janë një përpjekje për të diktuar diskursin politik dhe për të ruajtur pushtetin.

“BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi dhe interesi i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritar,” deklaroi Mexhiti.