Arsenali ndalet ne barazim 1-1 derbin ne transferte ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 15-të në Premier League.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilën realizuan në minutën e 11-të përmes Raul Jimenez për rezultatin 1-0.
Pas golit të pësuar, Arsenali mori tërësisht iniciativën në këtë takim duke rrezikuar portën e Bernd Lenos në disa raste.
Në pjesën e parë ata patën tri raste të mira shënimi me Declan Rice dhe Bukayo Saka por ata nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës.
Pas disa përpjekjeve, Arsenali realizoi për 1-1 përmes francezit William Saliba i cili shënoi në minutën e 52-të serish ne nje goditje nga kendi.
Deri në përfundim të takimit të besuarit e Mikel Artetës tentuan me çdo kusht që ta kthenin rezultatin në favorin e tyre, por nuk ia dolën.
Në fakt ata menduan se morën tri pikët kur Bukayo Saka realizoi në minutën e 87-të për rezultatin 2-1.
Megjithatë, ata mbetën te zhgenjyer pasi VAR-i e anuloi atë gol për shkak të pozicionit jashtë loje te Martinellit qe mori topin dhe krosoi per Saka.
Pas këtij barazimi Arsenali shkon 29 pikë.
The post Arsenali ndalet në derbin ndaj Fulham, VAR i heq gëzimin (VIDEO) appeared first on Telesport.
