Fjalët e ashpra të Paulo Fonseca pas fitores në Champions League kundër Crvena Zvezda (“unë e di që punoj çdo ditë për të bërë mirë. Nuk e di nëse të gjithë në ekipin tonë mund ta thonë këtë. Ne kemi detyrimin të japim dhe të bëjmë gjithçka për të fituar, por nuk e kemi bërë”) kanë tronditur ambientin te Milani.
Portieri Mike Maignan ka publikuar dy histori në Instagram për të treguar mbështetjen e tij ndaj Theo Hernandez dhe Davide Calabria, dy prej lojtarëve që me shumë gjasë ishin në shënjestër të kritikave të trajnerit portugez. Ky veprim tregon solidaritetin e tij ndaj shokëve të skuadrës, pas gjithçkaje që është thënë në orët e fundit.
Po me kë ishte i zemëruar Fonseca? Sipas asaj që raporton sot “La Repubblica”, shpërthimi i tij kishte në shënjestër katër lojtarë:
Theo Hernandez – Shfaqje e zbehtë dhe dukshëm i shqetësuar nga polemikat për një video që e akuzon atë për dhunë ndaj një vajze. Ai mori një karton të verdhë të panevojshëm (duke hedhur një top të dytë në fushë), ndërsa nga krahu i tij kundërshtarët shpesh sulmonin me sukses. Fonseca e ka kritikuar atë hapur dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që ta lërë në stol të dielën kundër Genoa-s.
Fikayo Tomori – Morri një karton të verdhë pa qenë as në fushë (ishte në stol), gjë që rezultoi në pezullimin e tij për ndeshjen e ardhshme, pasi plotësoi numrin e kartonëve.
Ruben Loftus-Cheek – Përveç dëmtimit muskulor që e ka përjashtuar nga ndeshjet për pjesën e mbetur të vitit 2024 (ndoshta së bashku me Pulisic dhe Morata), ai pati një performancë të zbehtë dhe pa ndikim.
Davide Calabria – I zemëruar, pavarësisht se i ishte rikthyer roli i titullarit dhe shiriti i kapitenit, ai reagoi negativisht ndaj zëvendësimit.
Calabria kundër polemikave: Mjaft me lajme të rreme, respektoni punën time dhe klubit të zemrës
The post Kaosi te kuqezinjtë, Maignan kundër kritikave të trajnerit. Mbështet publikisht Theon dhe Calabria appeared first on Telesport.
