Në 20-vjetorin e vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Kinës dhe Italisë, Presidenti italian Sergio Mattarella vizitoi përsëri Kinën pas shtatë vjetëve dhe dha një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Gjatë intervistës, Presidenti Mattarella vuri në dukje se Kina ka bërë përparime të mëdha në zhvillim, sidomos në fushat e teknologjisë së avancuar dhe industrive drejt së ardhmes.

Gjatë bisedimeve së tij Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se të dyja palët duhet të punojnë së bashku për të krijuar “Marko Polo të rinj në epokën e re”.

Në intervistë me CMG, Presidenti Mattarella shprehu besimin se në të ardhmen nevojten më shumë “Marko Polo” për të zëvendësuar ata që përhapin përçarje dhe mbështesin luftën.

Ai theksoi se Marko Polo simbolizon kuriozitetin për të eksploruar botën e panjohur, ku respekti i ndërsjellë, njohja dhe mësimi nga njëri-tjetri kanë qenë forca nxitëse të përparimit global për mijëra vite. Këto vlera janë pikërisht ato që kundërshtohen nga ata që përkrahin përplasjet dhe ndarjet.

Mattarella theksoi se bota duhet të ecë përpara, gjë që është një konsensus global. Njohja dhe dialogu i ndërsjellë, shkëmbimi dhe bashkëpunimi, janë mënyrat që na nevojiten për të rikthyer në rrugën e zhvillimit të përbashkët.