Në lidhje me hetimet në Këshillin Gjyqësor ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se është vepruar sipas udhëzimit të prokurorit kompetent, vlerësojmë se jemi në një fazë të hershme për të hyrë në detaje. Në pyetjen se prej kujt është informacioni, nëse ka qenë ndonjë burim apo kryeministri, Toshkovski është përgjigjur se nuk e ka këtë informacion. Ndryshe, pak ditë më parë ka pasur një kontroll në Këshillin Gjyqësor, pas dyshimeve për një vepër të mundshme penale lidhur me mandatin e kryetares së Këshillit, Vesna Dameva, e cila dha dorëheqjen më 2 dhjetor. Siç informojnë nga MPB-ja, dy dosjet e kërkuara që duhet të kontrollohen janë konfiskuar.

“Pas marrjes së informacioneve përkatëse nga MPB-ja, ku ka të dhëna për disa paligjshmëri dhe me urdhër të prokurorit publik, ka vepruar MPB-ja”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.