Telefonuesi me emrin Jashar, i cili edicionin e parafundit është paraqitur në Thirre21-shin për të denoncuar problemin me mospastrimin e dritareve të autobusëve të NQP-së, ka fituar vauçer në vlerë prej 10,000 denarësh.

Vauçeri do të mund të shfrytëzohet në një nga shitoret e “Homax”.

Vauçeri vjen si rezultat se në këtë emision parashihen shpërblime të cilat bazohen në kushtet që problemi që denoncohet të bazohet në fakte, të ketë shikueshmëri të lartë, të arrijë ta ndërgjegjësojë masën dhe të zgjidhë problemin.

Në rastin konkret, videoja ku Jashari nga Hasanbegu denoncon problemin ka arritur mbi 2 milionë shikime në platformat e ndryshme të TV21, ndërkaq një banor i Sarajit ka pastruar dritaret e autobusit publik.