Prindi i cili në ndeshjen futbollistike midis ekipeve të të rinjve mes Bregallnicës dhe Shkupit i cili sulmoi dy futbollistë vendas mori 11 muaj dënim burg. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore – Shtip dhe njëherësh gjykatës penal, Sashko Georgiev sot informoi se këshilli i gjykatës penale, kryetar e të cilit është gjykatësja Nevena Perica, ka dhënë vendim për të akuzuarin Avni Abduli nga Shkupi për kryerjen e veprës penale të dhunës sipas nenit 386, paragrafi 4 i Kodit Penal. Ai u dënua me 11 muaj burg, ndërsa vendimi nuk është përfundimtar, vijon periudha e ankesave në Gjykatën e Apelit në Shtip.
Incidenti ndodhi në fushën e futbollit “Bello Bërdo” në Shtip më 24 gusht të këtij viti.
The post 11 muaj burg për prindin që sulmoi futbollistët e rinj në ndeshjen Bregallnica–Shkupi appeared first on Alsat.

