12 burg i shqiptoi gjykatësi Ivica Stefanovski ndaj Stojançe Jovanovski, i akuzuar për rrezikim të sigurisë, lëndime trupore gjatë dhunës në familje dhe nxitje në vetëvrasje të bashkëshortes së tij Ivana Jovanovska, e cila i dha fund jetës më 2 mars të këtij viti duke rënë nga ballkoni së bashku me vajzën 6-vjeçare.
Ai u shpall fajtor për të tria veprat penale që i viheshin në barrë. Për herë të parë në Maqedonia e Veriut është shqiptuar dënim për nxitje në vetëvrasje si vepër penale.
