Komuna e Çairit sot ka ndarë 13 vendime për punësim të përhershëm për mësues që më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër, transmeton TV21.
Kryetari i Komunës së Çairi, Izet Mexhiti në rrjetin social Facebook njoftoi se ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim që të gjithë të angazhuarit të kenë status të rregullt pune.
Tutje Mexhiti thekson se prioritet mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës.
