Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 13 shoferë në lokacione të ndryshme në vend për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“.
“Prej tyre, tetë drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: M.K. (32) nga fsh. Volkovë, rrethina e Shkupit; M.N. (20) nga Prilepi; A.N. (27) nga Makedonski Brodi; M.M. (21) nga Kumanova; një 16-vjeçar dhe A.D. (33), të dy nga fsh. Kamjan, rrethina e Tetovës; një 16-vjeçar nga Tetova dhe një 17-vjeçar nga fsh. Dobërdoll”, thanë nga MPB.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se katër shoferë janë kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Bëhet fjalë për D.T. (62) nga Velesi, M.T. (30) nga vendbanimi Ilinden në Shkup, si dhe M.T. (30) dhe D.D.T. (31), të dy nga Shkupi.
Gjithashtu, E.V. (24) nga Shkupi drejtonte automjet për udhëtarë, edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale./Alsat.mk.
The post 13 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm, 8 drejtonin pa patentë appeared first on Alsat.
