Dy adoleshentë, në moshë 14 vjeçe, nga celularet e tyre dërguan denoncime për bomba të rrejshëm në shkollat e mesme dhe fillestare, dy herë në shkurt të këtij viti. MPB i zbuloi kryerësit. Ata më 19 dhe 21 shkurt dërguan denoncime në shkollat, ndërsa pas daljes së pjesëtarëve të MPB-së në terren, u konstatua se ato janë të rrejshme. Pasi u zbuluan adresat IP prej ku i kanë dërguar emailet, ata janë thirrur në stacionin policor dhe në prani të prindërit, inspektorit për delikuencë të të miturve nga SPB Shkup dhe avokatit, është bërë bisedë me ta pas çka e kanë pranuar veprën duke e sqaruar mënyrën e veprimit të tyre.