Gazetar: Mihajllo Donev

16 kontrata nga programi IPARD 3 po kontrollohen në detaje nga ekipet e Ministrisë së Financave dhe Enti Shtetëror i Revizionit, thotë për Alsat, Daniella Irotoja, drejtorja e re e Agjencisë për Mbështetje në Bujqësi. Kontrollet vijnë pas skandalit me ish-drejtorin e agjencisë Ilija Stoillov, i cili përfundoi në paraburgim pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për një person juridik që të marrë ndihmë financiare pikërisht nga programi IPARD 3. Irotoja thotë se kontrollet e dokumentacionit të kontratave të tjera të programit IPARD 3 janë në zhvillim, por nuk ka afat të caktuar se kur do të përfundojnë.

„Njerëzit punojnë intensivisht, dhe së shpejti do të dalin rezultatet. Praktikisht, ata nuk e pezulluan procesin, por thjesht u dha periudhë për të kontrolluar të gjitha dokumentet, në mënyrë që të mund të vazhdohet me pagesat e rregullta. Pasi të përfundojë procesi i kontrollit, praktikisht do të kemi pasqyrë të qartë se a janë zbatuar procedurat nga ana e agjencisë dhe nëse ka pasur ndonjë rast ku procedurat nuk janë respektuar ose nuk janë ndjekur hapat sipas udhëzimeve të delegacionit evropian. Shpresoj që gjithçka të rezultojë si duhet, por nuk duhet të flasim para kohe“, thonë nga Daniela Irotoja, drejtoreshë e Agjencisë për Mbështetje në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Paralelisht me këto kontrolle, kontrata e kontestuar e nënshkruar nga ish-drejtori Stoillov do të anulohet.
Daniela Irotova, drejtoreshë e Agjencisë për Mbështetje në Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Nga ana e Prokurorisë Publike kemi marrë vërejtje, ose më saktë udhëzime konkrete, se duhet të sillet akt me të cilin kjo kontratë do të vihet ose në pezullim, ose do të anulohet. Sot, nga ana ime, do të merret vendim për anulimin e vendimit për miratim, sepse megjithatë ky është rast i cili tashmë është futur në procedurë, për të cilin ka proces të hapur, dhe kontrata e nënshkruar do të anulohet, me qëllim që të mos ndikojë në hetim.
Programi IPARD 3 është projektuar në vlerë prej 128 milionë eurosh dhe pritet të zgjasë nga viti 2021 deri në vitin 2027. Pagesa e të gjitha kontratave nga ky program është pezulluar derisa vazhdojnë kontrollet, por Irotova, qetëson bujqit duke theksuar se skandali nuk do të ndikojë në programet e tjera dhe se pagesat e subvencioneve do të vazhdojnë të kryhen rregullisht./Alsat.mk

The post 16 kontrata nga IPARD 3 nën lupën e revizorëve dhe Ministrisë së Financave appeared first on Alsat.