Më 6 shtator 2025, rreth orës 18:10, policia e Shkupit ka arrestuar një të mitur 16-vjeçar nga Shkupi, pas një përpjekjeje për t’u larguar gjatë një kontrolli rrugor. Ngjarja ndodhi pranë varrezave në Butel, njofton TV21.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit policia ka urdhëruar të ndalet një motoçikletë, e cila ishte drejtuar nga i mituri, por ai nuk iu bind dhe tentoi të largohej. Pas një ndjekjeje nga policia, i mituri u ndalua dhe u arrestua.
Gjatë kontrollit fizik, tek 16-vjeçari u gjet dhe u konfiskua një pistoletë „C3“ dhe fishekë. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim adekuat.
