Gazetar: Mihaillo Donev
18-vjeçari Sait Saitov, i cili ngiste pa patent shoferi përplasi fatalisht një grua në Kapishtec të Shkupit dhe më pas u largua, nuk ka pasur ndalesë largimi nga vendi në momentin kur, i ndihmuar nga dy persona përmes vendkalimit kufitar Tabanoc, u largua nga vendi. Megjithatë, Ministria e Brendshme për Alsat, thotë se nuk u gjetën lëshime tek policët e SPB Shkup, të cilët nuk njoftuan vendkalimet kufitare se Saitov ishte autori i një vepre penale.
“Lidhur me rastin për të cilin po pyesni, ju njoftojmë se nuk është identifikuar asnjë lëshim nga punonjësit e policisë në SPB Shkup”, thonë nga MPB.
Mbrëmë, Ministria e Brendshme lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Saitovin, për të cilin nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.
“SAITOV Sait i lindur më 06.04.2007 në Shkup nga babai Berti dhe nëna Ganimete nga Shkupi, kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë Publike Shkup, për vepër penale sipas nenit 300 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, shtuan nga MPB.
Sipas hetimit të Prokurorisë, 18-vjeçari ka drejtuar automjetin tip Volksëagen Passat pa pasur patentë shoferi. Ai po lëvizte me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe u zhvendos në korsinë e majtë, pas së cilës me automjetin goditi 79-vjeçaren Ljuba Jakovlevska, e cila vdiq në spital nga lëndime të rënda. Saitovi nuk e ndihmoi të lënduarën por u largua menjëherë. Prokuroria zbulon gjithashtu se një burrë dhe një grua i ndihmuan të arratisej me makinën e tyre përmes vendkalimit kufitar Tabanoc. Të dy ata u arrestuan gjatë kthimit të tyre në vend dhe një prokuror publik tashmë kishte paraqitur një propozim për ndalimin e tyre tek një gjyqtar në një procedurë paraprake. /Alsat.mk
The post 18-vjeçari që shkeli një grua 79-vjeçare dhe iku, nuk pati ndalesë largimi nga shteti appeared first on Alsat.
