Një dyvjeçare e zgjedhur si perëndesha e Nepalit u bart nga familjarët nga shtëpia e tyre drejt një tempulli gjatë festivalit hindu.

Aryatara Shakya u zgjodh “Kumari” ose “perëndesha e virgjër” zëvendësoi vajzën që mbante këtë titull pasi ajo arriti pubertetin.

Dikush merr këtë titull zakonisht prej klanit Shakya dhe nderohet si nga hindutë ashtu edhe budistët.

Vajzat zgjidhen sa janë 2 deri 4 vjeç dhe kërkohet të kenë lëkurë, sy dhe dhëmbë perfekt. Ato nuk duhet të kenë frikë nga errësira.

Festivali Indra Jatra zgjat 15 ditë dhe festohet fitorja e të mirës ndaj të keqes. Shkollat dhe zyrat mbyllen ashtu që njerëzit të festojnë.

Besimtarët rrinë në radhë për të prekur këmbët e vajzës dhe i dhurojnë lule e para.

Vajzat e zgjedhura perëndesha jetojnë një jetë të izoluar. Atyre u caktohet se me kë të luajnë dhe lejohen të dalin jashtë vetëm disa herë në vit për festivale. Ish-perëndeshat përballen me vështirësi për t’u përshtatur në jetë pasi arrijnë pubertetin. Sipas gojëdhënave, burrat që martohen me një ish-perëndeshë vdesin të rinj, kështu që shumë vajza nuk martohen.

Përgjatë vitesh, ka pasur ndryshime në traditë dhe tani vajza perëndeshë lejohet të edukohet nga një mësues privat dhe në pallatin e saj ka edhe televizor. Qeveria u ofron ish-perëndeshave një pension mujor.