Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shqiptuar gjobë 200 mijë euro ndaj kompanisë Bulmak, respektivisht Miniera Toranica në Kriva Pallankë, për shkak se sipas inspektimeve, siç njoftoi ministria, kompania ka ndotur kryer ndotje. Kjo ka ndodhur më 14 mars, në orët e mëngjesit, ka ndodhur një incident për shkak të shpërthimit të një gypi përmes të cilit uji teknologjik bartet nga vendi i depozitimit të ujit të gropës septike në sektorin e flotacionit.
Ky ujë teknologjik nuk përmban kimikate sepse është kulluar para se të arrijë në sektorin e flotacionit dhe përmban vetëm papastërti mekanike, përkatësisht është i turbullt. Uji i tillë, para se të rregullohej problemi, derdhej në lumin Kriva Reka.
“Sipas këtij hetimi laboratorik nga një laborator i akredituar, koncentrimi i plumbit në Kriva Rekë është rritur për 10 herë më shumë. Në mënyrë shtesë disa qindra herë është rritur koncentrimi i cianidit, fosforit dhe azotit në Kriva Rekë. Nga këtu dua të porosis se për këtë ndotje do të kërkojë edhe përgjegjësi penale”, tha kryetari i Kriva Pallankës, Sasho Mitovski./TV21
