Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 28 zjarre. Aktualisht, aktiv është vetëm zjarri në fshatin Niviçino, komuna e Vasilevës, ku po digjet pyll me vegjetacion të ulët. Gjatë ditës ka pasur zjarr edhe në fshatrat Rakle dhe Nikodin. Të gjitha zjarret janë vënë nën kontroll.

Gjatë ditës së sotme, në shuarjen e zjarrit në fshatin Niviçino janë angazhuar dy aeroplanë të llojit “air-tractor” nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe dy automjete me ekuipazh. Në aksionin për shuarjen e këtij zjarri është përfshirë edhe një helikopter i MPB-së.

Helikopteri i dytë i MPB-së dhe aeroplani i Ushtrisë do të jenë në gatishmëri dhe do të angazhohen sipas nevojave dhe prioriteteve të Shtabit Kryesor.

Zjarret që u shfaqën pasditen e djeshme si pasojë e erës së fortë dhe shkëndijave nga telat elektrikë – në Kumanovë, Staro Nagoriçane, në territorin e Qytetit të Shkupit, Strugë, Demir Hisar dhe Manastir. Te gjitha janë të shuara plotësisht.