Mëngjesi më i ftohtë është në Berovë, me -2 gradë, ndërsa në Mavrovë janë matur 2 gradë, në Kodrën e Diellit 3, ndërsa në Shkup 7 gradë. Më ngrohtë është në Vinicë, me 11 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, sot do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 19 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.