3 minuta heshtje nga qindra shkupjanë për 22-vjeçaren Frosina Kullakova e cila në mënyrë tragjike humbi jetën në bulevardin “Partizanska”.

Incidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 29 janarit kur Frosina po e kalonte rrugën në vizat e bardha. E goditi me makinë një 20 vjeçar.

-Nuk mendoj se vendi është aq i keq sa njerëzit që nuk i kushtojnë vëmendje dhe nuk kujdesen njëri për tjetrin. Ajo që mund të bëhet, përveç faktit që vetë njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se si ngasin automjetet e tyre, dhe normal edhe këmbësorët se si kalojnë, është që autoritetet të marrin masa në raste të tilla që ne të ndihemi më të sigurt në të ardhmen.

Shoferi V.J. ka përfunduar në paraburgim i cili lëvizte me shpejtësi prej 130 kilometrave në orë, kishte kaluar në semafor të kuq, nuk kishte as patentë shoferi dhe ishte nën ndikim të alkoolit. Të pranishmit ishin të zemëruar, pasi vozitësi ishte i njohur për organet e rendit.

-Në të ardhmen, policia duhet të kushtojë më shumë vëmendje, fëmijët duhet të edukohen siç duhet dhe jo t’i jepet një automjet pa leje. Është e trishtueshme për fëmijën që do të arrestohet, por drejtësia duhet të plotësohet.

  • Ky është një apel, një klithmë drejtuar autoriteteve, që individë të tillë që shkelin vazhdimisht ligjin të largohen nga shoqëria në mënyrë që të mos përbëjnë rrezik për qytetarët e tjerë.

-Institucionet nuk po e bëjnë punën siç duhet dhe fajin përveç djalit qe ka vozitur e ka i gjithë sistemi, andaj do te thosha te gjithëve te mos ankohemi dhe ka ardhur koha te reagojmë në situata të këtilla, për shkak se kaloi pa ndëshkuar.

Frosina ishte studente në Institutin Ndërkombëtar të Modës “Izet Curi”, me origjinë nga Negotina, ku po organizohet edhe një protestë. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski shkroi se ngjarja ishte rezultat i lëshimeve në sistemin që lejon recidivistët të qëndrojnë jashtë kontrollit të institucioneve.