Korrupsioni dhe moszbatimi i reformave strukturore nga të gjitha partitë politike në pushtet janë pengesat kryesore që e kanë mbajtur ekonominë e Maqedonisë në ngecje për 30 vitet e fundit. Këtë në emisionin “Biznes 21” e kanë theksuar Trajan Angellovski, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike dhe profesori universitar Vanço Uzunov.
Sipas Angellovskit, një nga reformat urgjente është ulja e administratës publike.
Uzunov me propozim që të gjitha zgjedhjet të zbatohen në 4 vjet ndërsa për reformat të ketë konsensus nga të gjithë.
Analiza e Biznes21 tregoi se për 30 vjet, ekonomia e Maqedonisë rritet mesatarisht për 2,2%. Vendet e rajonit që ishin prapa nesh shkuan përpara nesh. Standardi i qytetarëve me vite nuk lëviz ata mund të shijojnë vetëm 40% të asaj që munden qytetarët europianë.

