Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka dorëzuar padi penale kundër shtetases me iniciale D.J. (36) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në sferën e sigurisë“.

Sipas informacioneve nga policia, më datë 16.03.2026 në Gostivar, e denoncuara ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke kryer detyrat e tyre zyrtare.