Gazetar: Petar Çausheski

Kontrolli i brendshëm në MPB ka konstatuar se 39 policë kanë bërë lëshime në lidhje me denoncimet e Ivana Stojanoskas, e cila së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare humbën jetën pasi u hodhën nga ndërtesa në Taftalixhe. MPB nuk jep më shumë detaje lidhur me lëshimet e policëve

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB ka konstatuar lëshime në veprimet e 39 zyrtarëve policorë që kanë vepruar ndaj denoncimeve për dhunë në familje”, deklaroi MPB.

  • Kontrolli I brendshëm konstatoi lëshime te 39 pjesëtarë të MPB-së

Edhe ministri i brendshëm Toshkovski në intervistë për Alsat konfirmoi se po kryhen kontrolle të brendshme për këtë rast. Rasti tani është në duart e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për bashkëshortin e Ivanës, Stojançe Jovanovskin ka nisur edhe një proces gjyqësor. Ai akuzohet për shkaktim të lëndimeve trupore, rrezikim të sigurisë dhe nxitje të vetëvrasjes. Sipas aktakuzës, ai një periudhë të gjatë kohore e ka keqtrajtuar Ivanën psikikisht dhe fizikisht, gjë që e ka çuar atë në gjendje frike dhe pashprese, pas së cilës ajo kreu vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e një ndërtese në lagjen Taftalixhe, së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare. Për rastin po zhvillohet edhe hetim për parregullsi në veprimet e Qendrës për Punë Sociale./ Alsat.mk.

The post 39 policë kanë vepruar gabimisht ndaj denoncimeve për dhunë në familje appeared first on Alsat.