Qytetarët kanë shpenzuar pothuajse 4.5 miliardë euro përmes kartelave pagesore brenda nëntë muajve vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se qytetarët shpenzojnë shumë para, por më shumë se gjysma e tyre janë për tërheqje parash nga bankomati. Matematika tregon se 16.6 milionë euro janë shpenzuar për një ditë brenda këtyre nëntë muajve dhe më shumë se 1.5 miliardë euro vetëm në tremujorin e tretë. Edhe Banka Popullore në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ka shënuar rritje vjetore të ndjeshme të numrit dhe vlerës së pagesave digjitale.
Numri i pagesave në tregtinë elektronike arrin në gati 30%. Ka një rritje vjetore të ndjeshme të përdorimit të aplikacioneve të pagesave celulare, për 50% krahasuar me vitin 2023. Asociacioni i tregtisë elektronike mirëpret numrat, por thotë se nevojitet më shumë punë.
Megjithatë në tregtinë elektronike më së shumit paguhet kesh.
Sipas Angellovskës, duhet më shumë punë në fushën e rritjes së besimit në pagesat me kartela, si dhe edukimin e qytetarëve.

 
                    