Sipas mediave të huaja, Jennifer Aniston, duket se po merr një vendim të rëndësishëm në jetën e saj personale.
“Jen dhe Jim janë të çmendur pas njëri-tjetrit. Ajo është në një fazë të jetës së saj ku nuk ka më durim për lojëra. Ka investuar gjithçka në këtë romancë dhe është e lehtë të kuptohet pse. Jim ka një empati të jashtëzakonshme dhe e mbështet plotësisht”, tha një burim pranë çiftit. Sipas tij, ata kanë diskutuar për të ardhmen e tyre që në takimin e parë, ndërsa Curtis ka treguar qartë përkushtimin e tij ndaj marrëdhënies që nga fillimi
Thuhet se kjo do të jetë martesa e tretë e Anistonit. Aktorja po planifikon një ceremoni intime dhe të thjeshtë, me shkëmbimin e betimeve në një plazh në Cabo, përpara një grupi të vogël miqsh të ngushtë. Burimet theksojnë se çifti është jashtëzakonisht i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës së tyre.
The post 56-vjeçe, por nuk dorëzohet, aktorja e famshme po martohet? appeared first on Alsat.
