Gjashtë kompani humbën licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Vendimi u njoftua nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pas gjetjes së disa parregullsive gjatë kontrolleve. Ruajtje jo adekuate e bimës së tharë, raporte të paplota te Komisioni, si dhe mungesë e dokumentacionit për shitje dhe transferim. Kontrolle janë kryer deri tani në 13 kompani, ndërsa gjithsej janë 43 me licencë aktive. Ministri paralajmëroi një ligj të ri pas përfundimit të kontrollit të të gjithave fabrikave. Hetime të mëtejshme po kryen edhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionin lidhur me trafikimin e kanabisit drejt Serbisë.