Pas zjarreve në ditët e fundit, 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit. Prej tyre, gjashtë persona janë hospitalizuar për shkak të seriozitetit të gjendjes. Doktor Andrej Çibishev apelon që këto ditë të shmangen aktivitetet fizike në ambient të hapur, sepse një kërcënim serioz për shëndetin janë deponitë që digjen, pasi lirojnë kimikate të rrezikshme. Nga Qendra për Shëndet Publik rekomanduan që qytetarët të fiknin kondicionerët që tymi të mos hyjë në shtëpi dhe të përdorin maska kur janë jashtë dhe ka zjarre aktive.
“Në mesin e atyre gjashtë të hospitalizuarve kishte pesë profesionistë. Dy zjarrfikës, dy policë dhe një shofer i ndihmës së shpejtë. Ndërsa të tjerët që u hospitalizuan ose kaluan përmes ambulancave ishin vullnetarë, përkatësisht persona që ishin paraqitur vetë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve”, deklaroi Çibishev./TV21
