Një burrë 64-vjeçar, i cili më parë ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia, u gjet i vdekur dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i tij është dërguar për obduksion.
Një burrë 64-vjeçar nga Shkupi u gjet i pajetë mbrëmjen e së shtunës në një shtëpizë verore në në Vodno, pranë vendit të njohur si “Vidikovec”. Bëhet fjalë për një person që më herët ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia.
Sipas informacioneve nga MPB-ja, rasti është raportuar në SPB Shkup më 23 maj në ora 20:00. Në vendngjarje ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë, mjeku i së cilës ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, i cili duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Deri tani nuk janë publikuar detaje shtesë për rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë burri.
