Gazetar: Amila Rashiti
Edhe një pacient ka ndërruar jetë nga ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar numrine viktimave në shtatë. Pacienti 69-vjeçar nga Gazi Baba prej ditësh ishte shtrirë për kurim në Klinikën Infektive.
“Gjendja sa i përket pacientëve të hospitalizuar është e njëjtë, mendoj se janë 19 pacientë. Pra, kemi vetëm një rast të ri të konfirmuar nga Radishani. Në fakt, këtë javë, gjatë ditëve të fundit, që nga fundjava, të gjitha rastet e reja janë nga pjesa veriore e Shkupit“, deklaroi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetëisë.
Numri një i shëndetësisë Klekovski tha se sipas një studimi në SHBA është vërejtur se meshkujt kanë më shumë gjasa të preken nga format e rënda të sëmundjes dhe rrezik më të lart për vdekje. Sipas raportit të Ministrit të Shëndetësisë rreth 79% e rasteve janë meshkuj.Numri i pacientëve të shtruar në spital mbetet 19, dhe autoritetet shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë situatën./Alsat.mk.
The post 69-vjeçari nga Gazi Baba viktima e 7 nga Ethet e Nilit Perëndimor, 19 pacientë në Klinikën Infektive appeared first on Alsat.
