Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Në kuadër të këtij ristrukturimi, ministrja Albana Koçiu është emëruar Zëvendëskryeministre, pas largimit nga detyra të Belinda Balluku.
Po ashtu, Enea Karakaçi është emëruar Ministër i Infrastrukturës, duke marrë një prej posteve që mbante më herët Balluku.
Në këtë ristrukturim:
- Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
- Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
- Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
- Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
- Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
- Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
- Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.
