Dy spitale publike në Madrid të Spanjës do të marrin për trajtim 7 personat e lënduar nga zjarri shkatërrues në klubin e natës në Koçan. Lajmi u raportua nga gazetat spanjolle, duke cituar informacione të konfirmuara nga zëdhënësi i qeverisë spanjolle, Miguel Angel Garcia Martin. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë. Pesë pacientë do të jenë në spitalin në La Paz dhe dy në spitalin Getafe, që është një qendër e njohur ndërkombëtarisht për trajtimin e djegieve./TV21/
