“Programi Botëror i Ushqimit aktualisht ka 70,000 tonë metrikë ushqim që janë prekur nga lufta në Lindjen e Mesme. Rreth gjysma e tyre ndodhen në anije të mëdha me qira, ndërsa gjysma tjetër janë në kontejnerë që ose janë në rrugë, ose kanë mbetur të bllokuar në ndonjë port dhe nuk lëvizin. Kemi negociuar heqjen e tarifave shtesë që po vendosen nga linjat detare dhe disa porte me rrezik në Lindjen e Mesme, të cilat variojnë nga 2,000 deri në 4,000 dollarë për kontejner. Kjo është rreth 200 dollarë shtesë për ton metrik”, thanë nga Korine Fleisher, Programi Botëror i Ushqimit./Alsat.mk.
The post 70 mijë tonë ushqim të Programit Botëror të Ushqimit preken nga konflikti në Lindjen e Mesme appeared first on Alsat.
