Në intervistë për lajmet qendrore në Alsat, Gëzim Kadriu nga Aleanca për Shqiptarët, i pyetur nëse do ta mbështesin iniciativën për ndryshime kushtetuese, deklaroi se partia e tij do të japë mbështetje për çdo nismë të tillë. Ai theksoi se mosrealizimi i ndryshimeve kushtetuese ishte një nga arsyet kryesore të largimit të ASH nga qeveria, duke shtuar se premtimet e bëra nga liderë politikë për këtë çështje nuk janë përmbushur.

Gazetare Fatlume Dervishi: “Fronti Evropian disa ditë më herët njoftoi se do të nisë procedurën e grumbullimit të nënshkrimeve nga deputetët për të nisur procesin e ndryshimeve kushtetuese, në press konferencë nuk ishin deputetët e Aleancës për Shqiptarët por a do ta mbështesin këtë iniciative?”

Gëzim Kadriu nga ASH; “Sigurisht që po, një ndër pikat që Aleancës për Shqiptarët e ka lëshuar qeverinë ka qenë edhe ndryshimet kushtetuese. Jo vetëm z. Arben Taravari por cilado parti politike të merr iniciativë, Aleancës për Shqiptarët i mbështet. Arsyeja ndër më kryesorët që ne e lëshuam qeverinë ishin pikërisht edhe mos realizimi i ndryshimeve kushtetuese. Jo vetëm z. Taravari por edhe z. Mexhiti, dhe z. Kasami, kanë premtuar publikisht se nëse për gjashtë muaj kjo qeveri nuk i bën ndryshimet kushtetuese, ne do ta lëshojmë. Ne e lëshuam qeverinë dhe e mbajtëm fjalën edhe para popullit ndërsa ata vazhdojnë në mënyrë vazale t’i shërbejnë VMRO DPMNE-së./Alsat.mk.

The post A do ta mbështesë Aleanca për Shqiptarët iniciativën për ndryshimet kushtetuese dhe ja si përgjigjet Gëzim Kadriu nga ASH; appeared first on Alsat.