Ekziston hapësirë për të menduar për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, theksoi analisti Petar Arsovski, por theksoi se kjo nuk duhet të bëhet pa vendosjen e kufizimeve të qarta të kompetencave të ministrave dhe të qeverisë në periudhën parazgjedhore.

“Edhe pse ishte një mekanizëm i domosdoshëm, megjithatë nuk është një mesazh i mirë për shtetin. Një shtet të cilit i nevojitet një qeveri e tillë teknike, disi po prapa në demokraci dhe ndoshta duke pasur parasysh disa ciklet e fundit zgjedhore nuk kemi vërejtje të tilla, ndoshta është e mençur të mendohet për shfuqizimin e atij formati. Por kjo duhet të shkojë paralelisht me kufizimin e kompetencave të ministrave, me atë çfarë qeveria mund dhe nuk mund të bëjë, para zgjedhjeve”, tha Petar Arsovski – analist.

Nga ana tjetër, Vlladimir Bozhinovski theksoi se Qeveria e Përzhinës ishte miratuar me konsensus politik, por se sot partitë opozitare, si nga blloku maqedonas ashtu edhe nga ai shqiptar, përsëri kërkojnë konsensus – këtë herë për shfuqizimin e saj.

“Tek ne problemi është që shumë vështirë arrihet konsensusi, sepse kushdo që është qeveri, kushdo që është opozitë, thjesht nuk shkohet në kritikë për shkak të aktiviteteve të caktuara që i dëmtojnë edhe shtetin edhe shoqërinë, por shkohet drejt kritikës vetëm për faktin që njëra palë është në pushtet, tjetra në opozitë. Kritikë për hir të kritikës. Në një ambient të tillë shumë vështirë arrihet konsensusi. Edhe për Qeverinë e kaluar të Përzhinës konsensusi ishte i imponuar, sepse kishte edhe ndërmjetës në atë kohë”, u shpreh Vladimir Bozhinovski – analist.

Bozhinovski shtoi se në vend të një qeverie teknike, duhet të mendohet për forcimin e mekanizmave ligjorë që do të përcaktojnë saktësisht çfarë lejohen dhe çfarë nuk lejohen të bëjnë funksionarët qeveritarë në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve.