I ftuar në Click Plus, Ziadin Sela mohoi zërat se ASH-ja do të bëhet pjesë e qeverisë dhe se kishte takim Sela-Mickoski, shkruan TV21. Siç tha Sela, janë të gatshëm të flasin për tema politike e programore me këdo që është mandatar i Qeverisë, por siç shtoi, nuk do të flasin për ministri, por për Kushtetutën e Gjykatën Kushtetuese

“ASh-ja është e gatshme të falsë për tema politika, për çështje programore dhe të platformës, me këdo që është mandatar i Qeverisë. Por nga ana tjetër, më vjen mirë që e dinë aktorët politikë që ne nuk ulemi për të biseduar për ministri, por për Kushtetutën, për perspektivën eurointegruese, për Gjykatën Kushtetuese dhe badinterin në Gjykatë Kushtetuese”.

-Nëse do të kishtit një ofertë, këto do të ishin kushtet e juaja?

-“Natyrisht, këto do të ishin gjërat që duhet të diskutohen dhe pastaj mund të flitet për oferta të tjera