-Edhe dje edhe sot i vizitova të lënduarit që pasuan nga zjarri në klubin “Puls” në Koçan dhe kam ndjekur të gjitha protokollet e kërkuara nga ana e stafit mjekësor dhe drejtorët. Këtë nuk e bëj për PR, por që të dal para mediave dhe të flas hapur për gjithçka me të cilën po ballafaqohemi në këtë moment, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
“Edhe dje edhe sot as do të dëgjoni apo lexoni emrin e një pacienti që kam vizituar. Ka nga ata që kanë hyrë me kamera e të ngjashme, por unë nuk kam ndërmend të bëj ndonjë PR nga e gjithë kjo. Ka vetëm foto të pjesës së pasme të kokës dhe asnjë pacient askund. Qëllimi im gjatë këtyre vizitave është që të dal para jush, të mos fshihem dhe të flas hapur për gjithçka që përballemi dhe për gjithçka që po bëjmë”, tha Mickoski pas vizitës së sotme të të lënduarve në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Mickoski thotë se nëse kjo parqet problem, ai është i gatshëm të mbaj përgjegjësi.
“Detyra ime si njeriu i parë i Qeverisë së Maqedonisë është përmes mediave t’u drejtohem qytetarëve me mesazhe dhe vlerësoj që në këtë moment ato mesazhe janë të rëndësishme për qytetarët dhe ky është qëllimi im. Nuk është qëllimi im që të bëj ndonjë PR, nuk është patjetër të publikoni asgjë nga kjo që flas, nuk është patjetër të publikoni një fotografi të vetme, asnjë status të vetëm”, tha Mickoski.
