Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria pjesë e koalicionit VLEN në Click Plus në TV21 foli për rrugëtimin politik të Lëvizjes Arbëria. U pyet nga TV21 nëse është i mundur bashkimi i Selës me VLEN-in, Ibrahimi tha se kjo gjë nuk ndodh.
TV21: z.Taravari vazhdon të jetë pjesë e AKI-së, Sela është larguar. Ju mendoni që Sela mund t’i bashkohet VLEN-it?
Orhan Ibrahimi: Po e them publikisht, ne nuk guxojmë as ëndërr të shohim të hyjmë në bashkëpunim me figura të cilët e kanë kontrabanduar vullnetin e shqiptarëve. Me njerëz të cilët thonë se është vrasësi im politik e fizik nuk guxojmë. Nuk kam asgjë personale.
TV21: Por në politik ulet në tavolinë dhe bën marrëveshje
Orhan Ibrahimi: Nuk kemi nevoj ne të cilët synojmë majat e interesave kombëtare me u ulë me njerëz të cilët i dim që s’i kanë ato pretendime. Sepse nuk ndodh ajo.
