Pas arrestimit të djeshëm të tre personave, dy prej të cilëve ish-inspektorë të policisë, për bashkëpunim me grupe të nëntokës, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot paralajmëroi se mund të ketë raste të reja nga komunikimet në aplikacionin “Sky”, përcjell TV21. I pyetur nëse janë të përfshirë shërbimet brenda MPB-së, Toshkovski refuzoi të përgjigjet.
“Ekziston një numër i madh i provave. Të gjitha provat që po analizohen janë grumbulluar nga aplikacioni “Sky” që na e kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë. Kështu që vlerësoj që në të ardhmen do të ketë raste interesante për publikun, në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë. Kjo do të thotë se do të ketë edhe raste të reja?
