“Ne punojmë sipas ligjit dhe shpresoj se kjo do të dëshmohet në procedurë!” – Ky është qëndrimi i kryetarit të Odës së tregtarëve, Sasho Dukoski në emisionin Biznes21 i cili i hodhi poshtë si të pasakta pohimet e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës. Komisioni ngriti kallëzime penale për katër zinxhirët e marketeve Vero, Tineks, KAM, Reptil dhe për Lidhjen e odave ekonomike me dyshim se kanë lidhur marrëveshje për formimin e çmimeve, përkatësisht për bashkim karteli.

“Kartelet janë diku tjetër, këtu mund të prejudikojmë çfarë të duam. Unë ju them se një gjë të tillë nuk ka ndodhur, asnjë bashkim, asnjë marrëveshje.
-Pra nuk jeni marrë vesh për çmimet?
-Shpresoj, shpresoj se së shpejti do të dëshmohet kjo në procedurë.
-Edhe për ndikim?
-Jo, përfundimisht jo”, tha Sasho Dukoski – kryetar i Odës së Tregtarëve pranë LOE.

Sipas profesorit universitar Abil Baush, për bashkime të këtilla në SHBA përveç gjobave në para, shkohet për shumë vjet edhe në burg. Shpreson se rasti nuk do të maskohet.

“Nëse kjo dëshmohet, kjo është përzierje në treg dhe çmime. Nëse kjo është e vërtetë, çdo herë e them…Jo se këtu nuk ka përgjegjësi shoqërore. Të gjitha parametrat po prishen. Është shumë e thjeshtë, mund të shihet…
Është ngritur procedurë edhe për odën e cila është e dyta në vend sipas madhësisë, ky është moment i madh.
Me ndarjen e tregut, kjo shumë bukur mund të shihet”, u shpreh Abil Baush – profesor universitar.

Dje edhe kryeministri Mickoski tha se të gjithë ata që synojnë të bashkohen në një kartel, do të përgjigjen para ligjit.

Por pse edhe krahas masave qeveritare për ngrirjen e marzhave dhe çmimeve, megjithatë në markete nuk ka ulje të çmimit të ushqimeve siç priti qeveria për 10% – Dukoski tha se fajin nuk e kanë tregtarët, por se fajin duhet ta kërkojnë diku tjetër.

Analiza e Biznes21 në terren e tregoi atë që e komentojnë edhe qytetarët, se nuk ka ulje në markete, ose ose ulja e çmimeve është për disa denarë. Derisa inspektorët e tregut janë në terren, nga komisioni për mbrojtjen e konkurrencës i presin argumentet e katër zinxhirëve të marketeve dhe Odës, pas çka do të sjellë vendim përfundimtar nëse do të dënohen. Gjobat për bashkim në një kartel janë disa miliona eurosh, përkatësisht 10% nga të ardhurat vjetore të marketeve.