Avioni i “Air Serbia”, që sonte u nis nga Beogradi drejt Moskës, është detyruar të kthehet në aeroportin e Beogradit, pasi është konstatuar se Aleksandar Vulin, lider i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ishte futur në avion pa kaluar kontrollin e sigurisë.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit “Nova.rs”, Vulin kishte arritur të hipte në avion pa iu nënshtruar procedurave të kontrollit, ndërsa dyshohet se dikush e kishte ndihmuar.

Urdhrin për kthimin e avionit e ka dhënë drejtori për sigurinë korporative të aeroportit të Beogradit, Milan Kuç, pasi në kamerat e sigurisë kishte vërejtur se procedurat nuk ishin respektuar.

Avioni ishte nisur në orën 18:48 drejt Moskës, por është kthyer në drejtim të Beogradit pasi kishte arritur në jug të Lituanisë.

Fluturimi nuk do të anulohet, por avioni do të niset sërish pas një kontrolli të detajuar dhe me ekuipazh tjetër.

Në bord, sipas informacioneve jozyrtare, ndodheshin edhe drejtori i “Srbijagas”, Dushan Bajატoviq, si dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq.